MMPH bashkëfinancon projekte edhe me komunat Vushtrri e Shtime

5 Shtator 2016 - 11:23      

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, ka nënshkruar sot marrëveshjet për bashkëfinancimin e disa projekteve edhe me komunat e Vushtrrisë dhe Shtimes.

Sipas Marrëveshjes me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku, MMPH do të investojë në ketë komunë 250,000.00 euro në Projektin: “Rregullimi i kanalizimit në fshatrat Galice- Dobovc-Beqiq dhe instalimin e gypit kryesor të kanalizimit në Vushtrri”, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit për medie nga kjo ministri, në komunën e Shtimes MMPH do të investojë 200,000.00 euro në Projektin: “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Caralevë-Shtime dhe Mollopolc - Petrov-Shtime-Vojnoc”.

Marrëveshjes është nënshkruar me kryetarin e kësaj komune, z. Naim Ismaili. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...