Foto: Koha

Këshilli i Prindërve të Kosovës uron fillimin e vitit të ri shkollor

5 Shtator 2016 - 10:25      

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri, ka uruar nxënësit, arsimtarët dhe personelin e shkollave për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Në emër të Këshillit të Prindërve të Republikës së Kosovës dhe në emrin ti personal, shfrytëzoi rastin që me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor 2016-2017 t’iu përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë, transmeton Koha.net.

Kjo ditë shënon edhe një fillim tjetër të ri në marrjen e njohurive dhe dijes për fëmijët të cilët janë e ardhmja e shoqërisë sonë. Urimi im i parë shkon për nxënësit, që për herë të parë sot do të ulen në bankat e shkollës për t’u njohur me mësuesin e parë, me bashkëmoshatarët dhe shokët e klasës.

Gjithashtu nëpërmes të këtij urimi sot u bëj thirrje të gjithë prindërve, familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen sa më parë asaj ashtu siç kërkoi edhe nga të gjithë mësimdhënësit që të kenë një qasje sa më pozitive dhe një angazhim maksimal në avancimin e vlerave arsimore.

Dëshiroj që ky vit i ri shkollor të jetë një vit i sukseseve dhe rezultateve dhe shpresoi se do të jetë një vit në të cilin do të dominoi qetësia ,siguria,disiplina dhe një viti mbarë për të gjithë, thuhet në urimin e kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...