Foto: Koha

Sot fillon viti i ri shkollor, ora e parë i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë

5 Shtator 2016 - 08:24      

Prishtinë, 5 shtator – Sot fillon viti shkollor 2016/2017. Ora e parë e mësimit do t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

“Shenjtërimi i Nënës Terezë, në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin u bë ditën e sotme 4 shtator 2016 në Selinë e Vatikanit nga ana e Shkëlqesisë së tij, Papa Françeskut”, thuhet në komunikatën e MASHT-it, transmeton Koha.net.

Ministria e Arsimit, uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka bërë me dije se mbi 260 mijë nxënës do t’i kenë në duar tekstet e rishkruara pas 10 vjetësh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...