5 Shtator 2016 - 06:52
Kjo strategji parasheh fokusin në katër objektiva strategjike si: identifikimi i hershëm i shkaqeve, faktorëve dhe grupeve të targetuara, parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, intervenimi me qëllim të parandalimit të rrezikut nga radikalizmi i dhunshëm, si dhe deradikalizimi dhe riintegrimi i personave të radikalizuar, shkruan sot Koha Ditore.
Por objektiva e fundit, deradikalizmi dhe riintegrimi i këtyre personave ende nuk ka nisur së zbatuari pasi ende nuk janë siguruar fonde.
Këshilltari i kryeministrit për politikat e sigurisë nacionale, Edon Myftari, ka thënë se me përkrahjen e Qeverisë së SHBA-së dhe Institutit Ndërkombëtar për Sundim të Ligjit (IIJ) në Maltë, muajt e fundit kanë hartuar dy programe specifike të cilat në mënyrë specifike trajtojnë rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të radikalizuar që vuajnë dënime në sistemin korrektues, burgje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...