Hipokrizia e klasës politike me Rrugën e Kombit

5 Shtator 2016 - 06:34      

Dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit apo me Partneritet Publiko-Privat (PPP), siç ka dëshirë ta quajë kryeministri aktual, Edi Rama, ka hapur një debat të gjerë mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, por edhe shoqërisë civile.

Por ky koncesion ka zbuluar politikën dhe politikanët, të cilët nuk janë treguar të sinqertë lidhur me këtë koncesion, por kanë tentuar të përfitojnë politikisht duke e shtyrë pambarim dhënien me koncesion të kësaj rruge në këmbim të votave, duke zvarritur njëherësh edhe punimet e lënë përgjysmë në këtë rrugë, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit ka qenë alternativa e vetme si e Partisë Demokratike në opozitë dhe asaj socialiste në pushtet, të dyja kanë akuzuar njëra-tjetrën, kur mazhoranca qeverisëse e PD-së ka tentuar të japë me koncesion këtë rrugë dhe anasjelltas.

Në korrik të këtij viti Ministria e Transporteve në Shqipëri ka shpallur si fitues të koncesionit për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugës Milot-Morin, një bashkimin kompanish kryesuar nga shoqëria turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” .

Por përzgjedhja e kësaj kompanie dhe dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit ka hasur në reagimet e Partisë Demokratike në opozitë dhe të shoqërisë civile. Partia Demokratike e Shqipërisë ka kundërshtuar taksën e vendosur nga qeveria për kalimin në Rrugën e Kombit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...