Sëmundja e lopëve merr përmasa shqetësuese [video]

4 Shtator 2016 - 20:27      

Sëmundja gungore e lëkurës te gjedhet ka marr përmasa alarmante në tërë territorin e Kosovës.

Deri tani kanë ngordhur rreth 170 krerë lopë, numër i cili po ndryshon dita ditës.

Nexhmedin Luta nga fshati Ivajë i komunës së Kaçanikut në fermën e tij ka më shumë se 50 krerë lopë, raporton KTV.

Brenda një periudhe të shkurtë kohore katër lopë nga ferma e tij kanë ngordhur ndërsa tri të tjera janë të infektuara si pasoj e kësaj sëmundjeje.

Fermerët e tjerë kanë hallin për gjedhet të cilat nuk janë prekur nga ky virus ende.

Thonë se ky fshat është neglizhuar nga shteti. E vetmja ndihmë deri për këta fermerë është groposja e kafshëve të ngordhura.

Numri i kafshëve të prekura në komunën e Kaçanikut është rreth 300. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës ndonëse e pranojnë se nuk kanë vaksina nuk hezitojnë t’i fajësojnë fermerët, që sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, nuk ju kanë përmbajtur rekomandimeve të kësaj Agjencie.

Thaçi thotë se janë në procedura të përshpejtuara të blerjes së vaksinave. Si pasoj e kësaj sëmundje që nga qershori i këtij viti të gjitha tregjet e kafshëve në vend janë mbyllur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...