Adea Batusha i quan montim dhe fyerje akuzat për terrorizëm [video]

4 Shtator 2016 - 19:21      

Montim politik dhe akuzë fyese e ka cilësuar Adea Batusha arrestimin dhe akuzat e policisë për terrorizëm ndaj saj dhe 5 aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes.

Në një intervistë për Kohavisionin, në shtëpinë e saj ku po qëndron në arrest shtëpiak, Adea Batusha ka thënë se ende nuk e ka të qartë se çfarë po ndodh me rastin e saj dhe të 5 aktivistëve të tjerë.

Batusha ka thënë se kur ka ndodhur sulmi ndaj Kuvendit ajo ishte duke pirë kafe në Lagjen e Spitalit, dhe se ka mësuar për këtë sulm vetëm më vonë nëpërmjet mediave.

Ajo ka thënë se Policia nuk i ka treguar fare përse po e arrestonte, se i kanë bërë presion psikik dhe verbal gjatë marrjes në pyetje, por që ajo nuk e ka thënë asnjë fjalë, duke këmbëngulur që të mbrohej në heshtje.

Atdhe Arifi, Astrit Dehari dhe Egzon Haliti po mbahen në paraburgim kurse Frashër Krasniqit, Petrit Ademit dhe Adea Batushës u është shqiptuar nga një muaj paraburgim.

Këta 6 aktivistë të Vetëvendosjes dyshohen nga policia se kanë organizuar dhe sulmuar me mjet shpërthyes ndërtesën e Kuvendit të Kosovë, mbrëmjen e 4 gushtit të këtij viti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...