Krejt çka ndodhi mbrëmë në koncertin e yjeve shqiptare dedikuar Shën Terezës [Raport i KTV-së]

4 Shtator 2016 - 19:12      

“Basilica di San Paolo Fuori le mura” mblodhi në një vend yjet shqiptare me famë botërore me ç’rast u shfaq një koncert ku nën tingujt e Filarmonisë së Kosovës performuan emra të mëdhenj të muzikës klasike dhe jo vetëm.

Në Basilikë u fol shqip. Fillimisht në fjalën e tij hyrëse, imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës dha një historik poetik për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.

Koncertin e hapën këngëtarja tash me famë botërore Rita Ora dhe kapiteni i kombëtares Kuq e Zi, Lorik Cana.

Ajo këndoi “What Child is this” për t’u hapur rrugë operave të pjesëve tjera të përzgjedhura, që përfshinin vargje të shkruara nga Nënë Tereza, e të orkestruara nga artistët shqiptarë.

Inva Mula, Shkezen Doli, Rame Lahaj, Ormenela Jaho, janë disa nga emrat e mëdhenj shqiptarë që i dhanë publikut mbrëmë koncertin dedikuar humanistes së madhe shqiptare Nënë Terezës.

Sopranoja Inva Mula interpretoi “Ave Maria” ndërsa Baritoni Gëzim Myshketa interpretoi “Libera Me”.

Shkëlzen Doli, solli në fillim tingujt “Meditation të Massenet”, ndërsa dy protagonistët i filmit Shok, kishin ndërthurur muzikën dhe narracion të vargjeve të murgeshës të shkruara në kohën e rinisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...