Foto ilustrim

Krahas Vatikanit, meshë për Shën Terezën kishte edhe në Prishtinë [video]

4 Shtator 2016 - 19:09      

Në nderim të shenjtërimit të Nenë Terezës, është mbajtur Meshë edhe në katedralen që mban po të njëjtin emër në Prishtinë, me ç’rast tashmë Shën Tereza, u cilësua si nëna e njerëzimit.

Njerëz të shumtë që morën pjesë në këtë meshë, po ashtu u lutën për shpirtin e saj.

Disa prej tyre, e kanë cilësuar si ngjarjen më madhore që iu ka ndodhur ndonjëherë në jetë, raporton KTV.

Rregullat strikte të Vatikanit kërkojnë që për të arritur deri te Shenjtërimi duhet të provohen dy mrekulli, tashmë të provuara për Nënë Terezën, e cila u Lumturua në vitin 2003.

Asaj iu njoh shërimi i një gruaje nga India, e cila prej vitesh vuante nga një tumor akut në stomak.

Që nga ajo kohë, Monica Besra, një grua e varfër, u kthye në qendër të vëmendjes të të gjithë opinionit publik, përfshirë këtu dhe debatet mes mjekëve dhe teologëve.

Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht 1910 dhe ka vdekur me 5 shtator të vitit 1997.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...