KTV-ja ishte në Vatikan për të përcjellë shenjtërimin e Nënë Terezës [video]

4 Shtator 2016 - 19:06      

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, është shenjtëruar nga Papa Françesku, në meshën solemne, e cila është mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Papa Françesku lexoi formulën e shenjtërimit në latinisht. Ai në fjalimin e tij para të pranishmëve porositi që ta buzëqeshja e Nënë Terezës, të jetë në zemrën e secilit, në mënyrë që vepra e saj, të jetë udhërrëfyes për t’u dal në ndihmë njerëzve në nevojë, raporton KTV.

Meshën e shenjtërimit e kanë përcjell nga afër shumë qytetarë nga e mbarë bota.

Radhë të gjata nga qytetarët janë krijuar qysh në orët e para të mëngjesit, në hyrjet kryesore të bazilikës së Shën Pjetrit.

Ndërkaq secili nga ta i është nënshtruar kontrolleve të policisë e cila ishte vendosur ku do nëpër rrugët e Romës, përkatësisht të Vatikanit.

Në mesin e qindra mijëra të pranishmëve, kanë marrë pjesë edhe delegacioni nga Kosova i përbërë nga presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, kryeparlamentari Veseli dhe përfaqësues të partive politike e personaliteti tjera publike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkë me Nënë Terezën, sot është shenjtëruar edhe populli shqiptar.

“Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi se Nënë Tereza tani është shenjtore e gjithë shqiptarëve që na prin në përsosjen e vlerave shpirtërore e morale.

“Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit”, ka thënë Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...