Foto: Koha

Hoxhaj pas Vatikanit merr pjesë në Forumin e Bledit në Slloveni

4 Shtator 2016 - 18:58      

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj pas pjesëmarrjes në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë ku pritet të marrë pjesë në Forumin e Bledit që nis punimet të hënën.

Në këtë Forum, do të marrin pjesë shumë kryeministra, ministra të jashtëm dhe personalitete nga rajoni e Evropa, ndërsa Hoxhaj do të ketë një agjendë të ngjeshur me takime dhe prezantime.

“Ministri Hoxhaj do të flasë në panelin për ‘Ballkanin Perëndimor - nëse ende është një faktor tërheqës për BE-në’ së bashku me ministrat e Serbisë, të Bosnjës, të Maqedonisë, të Hungarisë, asistent ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee dhe të tjerë.”, thuhet në një komunikatë nga MPJ.

Pos panelit, Hoxhaj do të zhvilloj edhe takime bilaterale në margjina të Forumit të Bledit.

Kryediplomati Hoxhaj së bashku me krerët shtetërorë ka marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë në meshën kryesore në sheshin Shën Pjetri, të udhëhequr nga Papa Francesko.

Po ashtu, një ditë më herët, u organizua koncerti me emrat më të mëdhenj të artistëve shqiptarë në Sheshin Basilika në Vatikan. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...