4 Shtator 2016 - 17:37
Fillimi i javës do të jetë me diell, ku në pjesën e dytë të ditës do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat në orët e vona do të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat ditën e hënë do të lëvizin nga 12-14 gradë Celsius, kurse mksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Nga dita e martë vendi ynë do të karakterizohet me një mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik, reshje shiu, ulje të vlerave të temperaturave maksimale nën vlerat e normales.
Shtypja atmosferike do të shënoj ulje për 3-5 milibar. Temperaturat maksimale nga e marta do të bien deri 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më tej nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.
Mot jostabil do të na shoqërojë për gjithë këtë periudhë të parashikimit, mirëpo nga dita e enjte serish pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...