
4 Shtator 2016 - 14:24
Mustafa ishte prezent në Vatikan me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, dhe për këtë ka thënë se është shumë i nderuar.
“Isha shumë i nderuar që mora pjesë sot në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë.
Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane. Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit”, ka thënë Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...