Thaçi: Populli ynë i dha botës një mrekulli, i dha Nënën Terezë

4 Shtator 2016 - 13:11      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, në Vatikan.

Ceremonia e shenjtërimit e drejtuar nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit mblodhi liderë dhe personalitete të shumta botërore.

“Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore. Sot, bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare”, ka thënë Thaçi.

Për nder të humanistes shqiptare, mbrëmë në Selinë e Shenjtë u mbajt edhe koncerti “Himni i Nënës Terezë”, ku morën pjesë artistë të njohur shqiptarë dhe botërorë.

Nëna Terezë ishte dekoruar me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa ishte lumturuar nga Papa Gjon Pali në vitin 2003, pasi që Selia e Shenjtë kishte pranuar se falë ndërhyrjes së mbinatyrshme të saj, ajo kishte shëruar një grua indiane.

Në vitin e kaluar, më 17 dhjetor 2015, Papa Françesku ia njohu Nënës Terezë edhe mrekullinë e dytë, përkatësisht shërimin e jashtëzakonshëm të një të riu brazilian, më 9 dhjetor 2008.

Njohja e mrekullisë së dytë nga Selia e Shenjtë i hapi rrugë shenjtërimit të sotëm të Nënës Terezë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...