Lekaj: Vatikani sot po frymon shqip me mesazhe për humanizëm

4 Shtator 2016 - 12:41      

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj po marr pjesë në meshën ku është shpallur e shenjtë Nënë Tereza nga Papa Françesku.

Lekaj është i impresionuar me hapësirën dhe respektin e veçantë që vetë Papa Françesku i ka dhënë delegacionit të Kosovës dhe atij mbarë shqiptar.

“Kjo dëshmohet me faktin se Papa Françesku gjatë kësaj meshe, afër vetes po mban priftërinjtë shqiptarë, siç është shembulli me priftin Meriton Dedaj nga Komuna e Gjakovës”, tha Lekaj.

Ai shtoi se “kjo është ditë e madhe për mbarë Kombin shqiptar, dhe të gjithë ata që e kanë përjetuar ndihmën e Nënë Terezës, tashmë Shën Tereza”.

Lekaj e falënderon Papa Françeskun dhe mbarë njerëzit që janë angazhuar që kjo ditë të duket kaq madhështore.

“Vatikani sot po frymon shqip me mesazhe për humanizëm”, thekson në fund Kryetari i GP dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...