4 Shtator 2016 - 12:26
Kjo është konfirmuar në konferencën e sotme për media të mbajtur nga nënkryetari i partisë, Jeton Svicra, i cili tha se Këshilli Drejtues i PD-së, i mbajtur me datën 3 shtator 2016, i kryesuar nga vetë nënkryetari Svicra, nënkryetarja Labinota Demi-Murtezi, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Drejtësisë, Fidan Mustafa, ka kërkuar shfuqizimin e të gjitha vendimeve, që Svirca i quan jo-statutore, të një pjese të Kryesisë së Partisë së Drejtësisë, të marra në dy mbledhjet e fundit të Kryesisë e të cilat, sipas të cilit, nuk kanë patur kuorumin e mjaftueshëm.
“Këshilli Drejtues i Partisë së Drejtësisë, i mbajtur me datën, 03 shtator 2016, i cili është kryesuar nga, Nënkryetari Jeton Svicra, Nënkryetarja Labinota Demi-Murtezi, njëherit Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Drejtësisë Fidan Mustafa, është organizuar në përputhje me Statutin e Partisë së Drejtësisë. Ky Këshill Drejtues paraqet përfaqësimin e 21 degëve të Partisë së Drejtësisë, përkatësisht 16 kryetarëve të degëve prej 24 sa ka PD-ja dhe 52 anëtarëve të Këshillit Drejtues nga 92 anëtarë sa janë gjithsej”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar në emër të PD-së nga nënkryetari Svarca.
Sipas komunikatës, “Këshilli Drejtues në këtë mbledhje ka vendosur unanimisht që të shfuqizojë të gjitha vendimet jo-statutore të një pjese të Kryesisë së Partisë së Drejtësisë, të marra në dy mbledhjet e fundit të Kryesisë të cilat nuk kanë patur kuorumin e mjaftueshëm”.
“Këshilli Drejtues i PD-së ka shfuqizuar vendimin e kësaj pjese të Kryesisë për pezullimin e Sekretarit të Partisë së Drejtësisë, si dhe të Koordinatorit Politik për degë”, theksohet më tej në komunikatë.
Në të njëjtën kohë, komunikata thotë se Këshilli Drejtues i PD-së, “për shkak të konstatimit të shkeljeve të Statutit nga një pjesë e Kryesisë aktuale, ka vendosur që të legjitimojë iniciativën politike brenda PD-së për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor”.
“Këshilli Drejtues i PD-së, i bën thirrje të gjitha degëve të PD-së që t’i japin mbështetjen e fuqishme këtij vendimi dhe të fillojnë përgatitjet për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor i cili do mbahet gjatë muajit shtator”, përfundon komunikata e lëshuar në emër të Partisë së Drejtësisë .
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...