Foto: Reuters

Qindra mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit për shenjtërimin e Nënës Terezë

4 Shtator 2016 - 10:40      

Nënë Tereza, e njohur si “shenjtorja e të varfërve gjatë jetës së saj, do të shenjtërohet nga Kisha Katolike e Romës të dielën, vetëm 19 vjet pas vdekjes së saj.

Pelegrinë të shumtë kanë pushtuar Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm para shërbesës për të nderuar murgeshën trupshkurtër dhe laureaten e Çmimit Nobel për paqe, e cila punoi për më të varfrit në qytetin e Indisë, Kalkutë, raporton Reuters.

Me miliona katolikë e shohin atë si model të dhembshurisë, ndërsa më shumë se 100 mijë persona pritet të jenë të pranishëm në ceremoninë e sotme para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan të veshur me uniformën e saj të famshme të bardhë me vija të kaltra.

“Çfarëdo që bënte ajo, ishte shembull në mbarë botën”, tha studenti 17 vjeçar, Massimiliano D'Aniello, nga Grosseto, Itali, i cili ka bërë një melodi për Nënë Terezën me miqtë e tij, transmeton Koha.net.

“Ajo na tregoi se nuk mundemi të bëjmë gjithçka vetë, por veprimet e vogla të bërë me aq dashuri janë ato që kanë rëndësi”.

Ndonëse kritikët nuk pranojnë veprat e saj, Papa Gjon Pali i II-të, i cili takohej me të shpesh, nuk kishte asnjë dyshim për shenjtërinë e saj.

Kisha i definon si shenjtorë ata që besohet se kanë jetuar jetë aq të shenjta sa që tani janë në Parajsë dhe mund të ndërmjetësojnë me Zotin për të kryer mrekulli – dy prej të cilave nevojiten për t’iu njohur shenjtëria.

Asaj i njihet shërimi i një femre nga India nga kanceri në stomak më 1998 dhe një brazilian nga një infeksion në tru më 2008.

Shenjtërimi i Nënës Terezë do të kremtohet edhe në Shkup, aty ku ajo lindi me prindër shqiptarë më 1910 dhe u bë murgeshë në moshën 16 vjeçare.

Delegacione nga së paku 15 qeveri shtetërore pritet të marrin pjesë në Vatikan.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...