Foto: Reuters

Papa Françesku shtron drekë për 1.500 të varfër pas shenjtërimit të Nënë Terezës

4 Shtator 2016 - 10:24      

Pas shenjtërimit të Nënë Terezës, 1 500 të varfër dhe persona në nevojë, të cilët vijnë kryesisht nga fjetoret e shtëpive të motrave të Nënë Terezës në Itali, do të drekojnë me papa Françeskun.

“Menyja do të ketë për bazë picën napolitane”, njoftoi monsinjor, Konrad Krajewski, raporton Kosovapress.

Të ftuarit janë të varfër dhe persona në nevojë, të cilët vijnë nga gjithë Italia, nga Milanoja, Bolonja, Firence, Napoli dhe të gjitha shtëpitë e motrave të nënë Terezës në Romë.

Ata kanë udhëtuar përgjatë gjithë natës për të marrë pjesë në shenjtërim dhe më pas në drekë.

Dreka do të shërbehet nga 250 motra, 50 vëllezër dhe vullnetarë të tjerë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...