4 Shtator 2016 - 10:21
GFP kryesisht bazohet në kapacitetet potenciale të luftës konvencionale në secilin vend – luftë tokësore, ujore dhe ajrore, raporton Koha.net.
Rezultati përfshin vlerat që lidhen me burimet, financat, gjeografinë dhe mbi 50 faktorë të ndryshëm që japin vlerësimin final, i quajtur Indeksi i Fuqisë (Power Index).

Indeksi i pushtetit në vlerë prej 0.000 paraqet një vlerë të përsosur.
Nga shtetet e rajonit, në analizë janë përfshirë Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Serbia.
Më së miri është ranguar Kroacia, e cila zë vendin e 68-ë, më pas Serbia (83), Shqipëria (90), Sllovenia (111) dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 120-ë.
Kosova, ndërkaq, nuk paraqitet në këtë vlerësim pasi që shteti i ri ende nuk e ka ushtrinë e formuar.
Vendin e parë për ushtrinë më të fuqishme e zë SHBA-ja, e pasuar nga Rusia, Kina, India e Franca. Në vendin e 6-të është Britania e Madhe, në të 7-in Japonia, ndërsa Turqia, Gjermania dhe Italia përmbyllin top 10-en e ushtrive më të fuqishme në botë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...