
4 Shtator 2016 - 00:06
Ndërkohë, prej ditës së djeshme në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të humanistes shqiptare, ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë.
Është parashikuar se sot, mbi 100 mijë persona do të jenë të pranishëm në Sheshin Shën Pietro në Vatikan për të marrë pjesë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Kanë konfirmuar praninë e tyre mjaft delegacione qeveritare nga e gjithë bota.
Ndërsa rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë janë të akredituar për të ndjekur këtë event të rëndësishëm, shkruan kosovapress.
Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës si dhe mesha e Festës së Shenjtores Tereza, do të transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjithashtu ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës mund të ndiqet live streaming në kanalin Youtube të qendrës televizive të Vatikanit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...