Foto: Koha / ilustrim

Dështimet e pasluftës

4 Shtator 2016 - 08:03      

Siguria dhe stabiliteti i Kosovës po cenohen seriozisht si pasojë e vendimeve të gabuara, sidomos atyre në periudhën pas Pavarësisë. Njohës të rrethanave kanë thënë se Kosova mund të dështojë në shtetndërtim nëse vazhdon të qeveriset nga elitat e korruptuara.

Marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi ka futur vendin në një krizë të thellë politike, me rrezikun e shpërthimit të trazirave. Duke parë situatën e krijuar dhe pakënaqësitë e shumta me këtë marrëveshje, Kryeministri Mustafa të enjten e kaluar tërhoqi Projektligjin nga Kuvendi. Nuk është vetëm demarkacioni që ka shkaktuar frustrim tek qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë, moszbardhja e krimeve të luftës, “kapja” e institucioneve të shtetit- po shihen si arsye të cilat mund ta fusin Kosovën në një valë trazirash.

Se situata është fragjile e kanë pranuar edhe ndërkombëtarët, të cilët ende kujdesen për sigurinë e Kosovës. Madje në rast dështimi të institucioneve vendore, KFOR-i ka paralajmëruar intervenim për të vënë kontroll... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...