Foto: Koha / arkiv

Politikanët me sharje demaskojnë veten

4 Shtator 2016 - 07:34      

Skajshmërisht të kundërta i kanë qëndrimet pozita e opozita për çështjet e interesit të vendit që kërkojnë konsensus të gjerë. Të njëjtë e kanë gjuhën për shprehjen e mospajtimeve.

“Peder”, “magjup”, “budallë”, “qen”, “gomar”, “idiot”, “ma hangsh...”, “çka jam kah ha m... unë”, “mos leh”... janë vetëm disa prej shprehjeve që kanë dalë prej gojës së krerëve të dy kampeve për fyerjen e rivalëve politikë, e nganjëherë edhe të bashkëpartiakëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto fjalë posaçërisht i karakterizojnë bisedat telefonike të aferës “Pronto”, të publikuara së fundmi. Përgjimet dëshmojnë për keqpërdorimin e pushtetit nga politikanët që janë në krye të tij. Dëshmojnë që llogari nuk i japin askujt.

Dhe, po ashtu, dëshmojnë për nivelin që kanë. Kjo e fundit dëshmohet edhe gjatë seancave parlamentare, komunikimeve në rrjete sociale e adresime të tjera publike të shumë politikanëve kosovarë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...