Serwer: Me protesta paqësore mund të ndryshohet situata

4 Shtator 2016 - 07:02      

Protestat paqësore mund të kenë ndikim mbi atë se si deputetët e Parlamentit e shohin dhe e vlerësojnë situatën, ka thënë njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer. Por, sipas tij, kjo nuk e justifikon në asnjë mënyrë përdorimin e dhunës.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Serwer ka theksuar se në Kosovë mungon aktivizmi qytetar për të protestuar dhe për të kërkuar jetë më të mirë. Sipas tij, Kosova ka më shumë arsye tjera për të protestuar, para se këtë ta bëjë për demarkacionin.

Ish-diplomati amerikan ka thënë se korrupsioni mbetet në nivele shqetësuese në Kosovë. Ai ka shtruar nevojën e një presioni më të madh publik në luftimin e këtij fenomeni, si dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve të guximshëm për t’i ndjekur profilet e larta, të përfshirë në afera korruptuese.

“Po ashtu, politikanët duhet të punojnë për t'i dhënë fund mosndëshkimit. Qeverisja e mirë është ajo për të cilën ka nevojë Kosova”, ka theksuar Serwer. Ai ka shtuar se nuk duhet mbajtur shpresë se ndërkombëtarët do ta përmirësojnë Kosovën... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...