Foto: Reuters

Sherifi: Në shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”

3 Shtator 2016 - 22:13      

Bilall Sherifi, sekretar i Nisma për Kosovën, ka kritikuar pjesëmarrjen e krerëve shtetërorë të Kosovës në ceremoninë e shenjtërimit të humanistes Nënë Tereza.

Në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila do të zhvillohet nesër, do të marrin pjesë kreu i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe disa zyrtarë tjerë shtetërorë.

Sherifi, krerët institucionalë i ka quajtur “djaj” të cilët ka thënë se s’kanë çfarë kërkojnë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë.

“Po të mund ta ngjallnim Nënën Terezë e me i tregua se sa paraja është harxhuar sonte për ta organizuar këtë koncert për nder të saj, besoj që bash horë e rezil do t’i kishte bërë! Po a jeni në mend more? Po kush ju këshilloi të veproni kaq djallëzisht? A mendoni se me spektakle të tilla vërtetë do ta nderoni Nënë Terezën, simbolin e humanizmit dhe solidaritetit me të varfrit?”, ka thënë Sherifi, raporton Koha.net.

Më tej, sekretari i Nismas, duke i quajtur “të mjerë” krerët shtetërorë, ka thënë se “kështu nuk nderohet një figurë si ajo e Nënës Terezë”.

“Përkundrazi, me spektakle të tilla ju e fyeni Nënën Terezë. Ajo do të nderohej sikur paratë e harxhuara për spektaklin në emër të saj por për interesa të marketingut tuaj personal, t’i kishit mbledhur dhe t'ia kishit dhuruar misionit të themeluar nga ajo”, shtoi ai.

Sherifi tha se spektakli i sotëm e vërtetoi edhe njëherë se “fatkeqësisht kauzat e të varfërve përvetësohen për show nga ata të cilët në vendet e tyre janë shkaktarë kryesorë pse miliona njerëz jetojnë në mjerim të skajshëm”.

Në fund, ai tha: “Nëse do të më duhej ta përmbyll këtë show me një fjali, do të thosha shkurt e shqip: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë””! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...