3 Shtator 2016 - 22:48
Për temën e javës, mund të lexoni, po ashtu, edhe shkrimin “Shteti mbi moçal”, si dhe intervistën me ekspertin amerikan për Ballkan, Daniel Serwer, i cili thotë se me protesta paqësore mund të ndryshohet situata.
Në reportazh, Gramoz Berisha nga Suhareka, që i mbijetoi masakrës së marsit të vitit 1999, rrëfen për 17 vitet në kërkim të drejtësisë.
Kurse te Bota, mund të mësoni për fshatin që mbijetoi gjatë luftës në Bosnje.
Te rubrika “7 shkronjat”, për teatrin si fillimi dhe fundi i gjithçkaje, flet Erson Zymberi.
Në Fejton mund të lexoni për gratë, në mëshirë të burrave të vet.
Për deputetët që me sharje demaskojnë veten, mund të lexoni në rubrikën Kosovarçe.
Faqet e kulturës, mbulohen me shkrimet Brenda ateliesë së profileve dardane dhe për piktorin që i jep ngjyrë trashëgimisë kulturore.
Lexuesit e numrit special, në Monument mund të lexojnë shkrimin Fotografia e kujtimit mbi Urën e Vjetër të Gurit.
Ndërkaq, adhuruesit e sportit, mund të lexojnë për sekretarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, njeriu i cili është prapa suksesit ndërkombëtar të hendbollit, si dhe për respektin e Giuffridas për Majlindën.
Këto dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, teknologjia dhe moda mund t’i lexoni në numrin e së dielës të “Kohës Ditore”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...