
3 Shtator 2016 - 22:02
Përfaqësuesi i mësimdhënësve, Rrahman Jashari, ka thënë se SBASHK-u është kundër këtij testi, pasi, sipas tij, një testim i tillë i mësimdhënësve është degradim i diplomës dhe karrierës së tyre, raporton KTV.
Jashari është shprehur se mjaft janë bërë eksperimente me mësimdhënës.
Ai ka përmendur se në të kaluarën janë organizuar edhe trajnime tjera të ngjashme, të cilat nuk kanë pasur sukses.
Ministri Arsim Bajrami, ka thënë se do t’ua heqë dilemat secilit mësimdhënës që nuk është i gatshëm për këtë test.
Sipas Bajramit, ky test është në interes të tyre dhe nuk ka të bëjë me matjen e njohurive apo kontestimin e diplomave të tyre.
Ministri ka deklaruar se nuk mund të kërkohet çdoherë vetëm nga nxënësit
që të rritet cilësia në arsim, por, sipas tij, duhet të bëhemi vetëkritikë dhe të shihet se çka mund të bëjnë më shumë mësimdhënësit.
Reagimet e mësimdhënësve për bojkotimin e testit kanë ardhur pasi ministri Bajrami kishte deklaruar para një kohe se MASHT-i do ta organizojë një test kombëtar të performancës gjatë muajit tetor, ku të gjithë mësimdhënësit do t’i nënshtrohen këtij testi në mënyrë që të shihet gjendja në arsim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...