
3 Shtator 2016 - 19:11
20- vite më pas, ajo hapi shkollën e saj të parë në një prej lagjeve të varfra të Kalkutës, ku më pas themeloi urdhrin “Misionarët e Bamirësisë”, që kishte disa shtëpi për të braktisurit, varfrit dhe të sëmurët, raporton KTV.
Angazhimi i saj i pandërprerë në ndihmë të këtyre kategorive, i solli asaj çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1979.
Në vitin 1991, Nënë Tereza kishte qëndruar në shtetin e Shqipërisë, në shërbesën për shenjtërimin e Kishës Katolike Romane, e mbyllur nga regjimi komunist në vitin 1967.
Fundin e vitit 91, derisa ishte në misionin e saj, ajo pësoi sulm në zemër, për çka iu desh t’i nënshtrohej një operimi në një klinikë në Kalifornia të SHBA-së, për t’u kthyer më pas në Indi.
Shkaku i problemeve shëndetësore, Nënë Tereza, kishte dhënë dorëheqje nga obligimet fetare në vitin 1990, megjithatë, përpjekjet e saj për të ndihmuar të varfrit nuk u ndalën.
Sërish, pak pas ditëlindjes së 86-të, ajo u shtrua në një klinikë pasi sërish vuante nga problemet me zemër, si dhe pneumonia e malaria, ndërsa në marsin e vitit 1997, Motra Nirmala, pasoi Nënë Terezën si udhëheqëse e “Misionarëve të Bamirësisë”.
Nënë Tereza, për punën e saj, përveç Nobelit, është nderuar me një numër të madh çmimesh për angazhimet e saj bamirëse në shumë shtete të botës.
Pikërisht në vendin ku nisi ndryshimi i shumë jetëve, përfshirë të sajën, aty edhe përfundoi; në Kalkuta të Indisë, ku vdiq në moshën 87-vjeçare.
Pas vdekjes, Vatikani filloi procesin e bekimit të Nënë Terezës, një prej hapave drejt shenjtërimit, ndërsa në proces e sipër, janë njohur dy mrekulli të saj.
Njëra u njoh nga Vatikani në vitin 2002, e thuhej se një fotografi e Nënë Terezës kishte shëruar tumorin e një gruaje nga India, ndërsa mrekullia e dytë, u njoh vitin e kaluar, që e lidhte atë me shërimin e një braziliani me tumor në kokë.
Nga katër shtatori, Nënë Tereza do të njihet në mbarë botën si Shën Tereza e Kalkutës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...