
3 Shtator 2016 - 19:08
Shenjtërimi i Nënë Terezës ka mbledhur shumë personalitete për një sërë aktivitetesh në Vatikan, raporton KTV.
Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, ku përfshihet edhe një koncert me yjet më të mëdhenj shqiptarë nga kultura, janë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie
Në rrugë vërehet numër i madh i policëve dhe atyre të ushtrisë italiane, ndërsa disa rrugë janë bllokuar për qarkullim.
Në këtë koncert, do të marrin pjesë artistët shqiptarë me famë botërore, si Rita Ora, Shkëlzen Doli, Inva Mula e shumë të tjerë, e në mesin e tyre nuk do të mungojnë sportistët Majlinda Kelmendi e Lorik Cana.
Përgatitjet përfundimtare janë bërë e dhe për koncertin e së shtunës, i cili do të fillojë në orën 19:30 në Bazilikën Shën Pali në Vatikan.
Gjithë kjo ngjarje, sipas organizatorëve, do t’i paraqesë para publikut të të gjithë botës vlerat kulturore të popullit shqiptar.
Papa Françesku, që po drejton aktivitetin Jubileu i Mëshirës, në një prononcim, e ka quajtur nder shenjtërimin e Nënë Terezës.
“Ta imitojmë për të dhënë gëzim e shpresë. Nënë Tereza na ka bërë të krenohemi”, ka thënë Papa Françesku.
Ndërsa, në ceremoninë e shenjtërimit, që do të mbahet të dielën, pritet të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...