Foto: Koha

Hahn: Liberalizimi i vizave varet nga demarkacioni dhe luftimi i krimit të organizuar

3 Shtator 2016 - 18:40      

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë sot se më vonë gjatë këtij viti, Parlamenti Evropian dhe anëtarët e BE-së do të marrin vendim për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, Hahn nuk kishte shumë besim se kjo gjë mund të ndodhë duke thënë se “koha është e paqartë”, duke shtuar se lëvizja e lirë varet nga gjetja e zgjidhjes lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, për takimin e ministrave të jashtëm në Bratislavë, Hahn tha se për Ukrainën dhe Gjeorgjinë ka pasur indikacione tek shumica e anëtarëve “se të dyja shtetet duhet ta marrin liberalizimin e vizave”.

Edhe Parlamenti Evropian por edhe Këshilli, duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe një burim i ka thënë REL-it se kjo ka gjasa të ndodhë në muajin tetor ose nëntor, ndërkaq shtetasit e Ukrainës dhe Gjeorgjisë mund të udhëtojnë pa viza gjatë dimrit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...