3 Shtator 2016 - 17:17
Jetojnë në Refli Millbofshë, komuna Millbofshë afër Fierit, në jugperëndim të Shqipërisë, shkruan e përditshmja e Beogradit, “Politika”, transmeton Koha.net.
U nisëm për vizitë serbëve joortodoksë në Shkodër dhe Millbofshë, që është larg nga Piodgorica rreth 350 kilometra. Ata para rreth njëqind vjetësh u ndalen në këtë fshat, themeluan komunitetin e tyre dhe promovuan fenë.
Paraardhësit e këtyre serbëve me fe islame janë nga rrethina e Novi pazarit, Sjenicës dhe Tutinit ishin nisur për në Stamboll. Kur nuk munden më tutje, u ndalen në kodrat e Shqipërisë, mbi qytetin e Fierit.
Kohët ishin të rënda. Pushtuesit e ndryshëm dhe diktatorët nuk kishin qenë të mëshirshëm për ta. Duhet të mbijetohej, ndërsa kusht mbi kushtet ishte ndërrimi i fesë nga ortodokse në muhamedane, atë të cilën q ë nga ajo kohë e deri me shkuarjen nga pushtetit të Enver Hoxhës që e kishte djegur e shkrumbuar në ato hapësira.
Promovuan fenë, por jo të gjitha zakonet. Nga brezi në brez promovuan se kush ishin dhe cilit popull i takonin, transmeton Koha.net. Se ishin serbë asnjëherë nuk kishin harruar, shkruan kjo gazetë për këta serbë të fesë myslimane, siç i quan “Politika” boshnjakët e Sanxhakut.
Për këta serbë me fe myslimane, pra, Serbia do të ndërtojë shkollë në Shqipëri, shkruan “Politika”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...