3 Shtator 2016 - 16:32
Krasniqi, monitorues i Kuvendit nga KDI-ja, ka folur për Kohën Ditore, ku ka vlerësuar se presioni do të bjerë më shumë te Qeveria sesa te deputetët, transmeton Koha.net.
Për këtë ai ka dhënë edhe një arsyetim.
“Presioni publik do të jetë më i madh ndaj Qeverisë nëse marrëveshjen e njëjtë e risjell në Kuvend, pasi duhet të bëjë të ditur se cilat kanë qenë koncesionet që i ka bërë, natyrisht nëse siguron përkrahjen e Listës Serbe. Pra, presioni publik do të shtohet më shumë mbi Qeverinë sesa mbi deputetët përkrahës të demarkacionit”, ka thënë Krasniqi.
E për deputetët që përkrahin ratifikimin e demarkacionit, Krasniqi ka thënë se do të shfrytëzojnë rastin duke thënë se Serbia nuk po dëshiron demarkacionin.
“Për më tepër, deputetët përkrahës do ta shfrytëzojnë më shumë këtë rast duke thënë se Serbia, duke aluduar në kontrollin që ka Qeveria e Serbisë ndaj Listës Serbe, nuk po e dëshiron demarkacionin pasi ky version është në të mirë të vendit”.
Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...