Beqaj, mosratifikimin e demarkacionit e sheh si perëndim të perandorisë “Pronto”

3 Shtator 2016 - 16:26      

Cilat mund të jenë efektet e zhvillimeve të së enjtes në vendimmarrjen për demarkacionin, nisur nga fakti se vota pro tij mund të nënkuptohet edhe votë për koncesione ndaj Listës Serbe?

Belul Beqaj është politolog dhe konsideron se, nga tani, më vështirë do të kenë ata deputetë që nuk e kanë mbështetur ratifikimin, pasi konsideron se presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa do të bëjnë presion të jashtëzakonshëm ndaj tyre, në mënyrë që t’ua ndërrojnë mendjen.

“Beteja e humbur e së enjtes do të shndërrohet në një fillim të rënies definitive të rolit të pakontestueshëm që e ka pasur veçmas Thaçi. Nga dje, personat kyç të pushtetit kanë marrë goditjen më serioze që shpie drejt perëndimit të perandorisë ‘Pronto’ dhe aleatëve të tyre vasalë”, ka theksuar Beqaj, për Kohën Ditore. “Sa u përket deputetëve mbështetës, pas arsyetimit të kryeministrit pse po e tërheq Marrëveshjen, nëse te ta ka mbetur pak ndërgjegje politike, do ta kenë më lehtë, ngase argumenteve të shumta kundër Marrëveshjes po iu shtohet edhe argumenti i koncesioneve ndaj Listës Serbe, pavarësisht se a është apo jo e vërtetë”. (Më shumë detaje mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...