3 Shtator 2016 - 16:13
“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë vota 'pro' e deputetëve për demarkacionin mund të konsiderohet njëkohësisht si votë 'në pako' edhe për koncesionet ndaj Listës Serbe”, ka theksuar Mushkolaj në një prononcim për Kohën Ditore. “Do të duhej të ishte absolutisht i papranueshëm çfarëdo koncesioni për Listën..., por duke marrë parasysh insistimin e krerëve të shtetit që demarkacioni të kalojë me çdo kusht, nuk përjashtohet mundësia e lëshimeve të ndryshme”.
Kryeministri nuk ka treguar se çfarë koncesionesh janë kërkuar. Gazeta ka kërkuar gjatë ditës nga kabineti i tij që të bëhen publike kushtet e subjektit politik serb, por ato nuk janë treguar. Megjithëkëtë, jozyrtarisht është theksuar të jetë kërkuar procedimi i themelimit të komunës së Prilluzhës dhe lejimi i antenave të Telekomit të Serbisë në territorin e Kosovës.
Në anën tjetër, përfaqësues të Listës Serbe kanë mohuar se kanë munguar shkaku i mosplotësimit të ndonjë kushti. Kanë thënë të mos kenë marrë pjesë në seancë për arsye sigurie, ngaqë jashtë Kuvendit kishte një protestë që pritej të ishte e dhunshme. (Më shumë detaje mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...