Shpallet Dëshmor i Atdheut efektivi i vrarë në krye të detyrës në Lezhë

3 Shtator 2016 - 15:30      

Presidenti i Republikës i ka akorduar efektivit Ardian Kodra medaljen “Dekorata e artë e Shqiponjës”. Efektivi i vrarë ra në krye të detyrës është shpallur Dëshmor i Atdheut. Akordimi i medaljes dhe shpallja e Kodrës dëshmor nga presidenti Nishani ka ardhur pas propozimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas burimeve nga familja e të ndjerit, bëhet e ditur se, ceremonia mortore mund të mbahet gjatë pasdites, ku pritet të marrin pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kolegë të efektivit, familjarë dhe të afërm.

Homazhet në nder të efektivit të vrarë do të mbahen nga ora 17:00 deri në 19:00 pranë Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të efektivit të vrarë Trupi i pajetë i Kodrës do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës, pasi ai bashkë me familjen jetonte në lagjen Rus, në vendin e quajtur “Mahallë e re”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...