Gruaja rrëfen se si Nënë Tereza “shëroi” burrin e saj

3 Shtator 2016 - 14:42      

Një burrë i cili po vuante nga një infeksion i trurit ka thënë se nuk ndjehet i veçantë edhe pse për të është kujdesur Nënë Tereza.

Marcilio Haddad Andrino ka thënë se Nënë Tereza, e cila vdiq në vitin 1997, është përkujdesur për të gjithë dhe nuk e kishte përzgjedhur atë.

Duke folur jashtë Vatikanit, braziliani ka thënë se shërimi i tij është vetëm një shembull i mëshirës dhe dashurisë së Zotit.

“Zoti i mëshirshëm kujdeset për të gjithë ne, pa dallim”, ka thënë Andrino.

Papa Françesku në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kishte thënë se shërimi i Andrinos ishte një mrekulli, pasi doktorët nuk kanë mundur ta shpjegonin shërbimin e tij, transmeton Koha.net.

Edhe pse Andrino nuk është i mendimit se Nënë Tereza e ka shëruar atë me përkujdesjen e saj, gruaja e brazilianit ka tjetër mendim për shërimin e tij.

“Kur doktori tha se nuk mund të realizonte operacionin – dhe se mjekësia nuk hynte në punë më për shërimin e tij- kështu që unë fillova të lutesha. U luta shumë për të”, ka thënë Fernanda Nascimento Rocha.

“E pyeta Nënën [Terezë] që ta shëronte Marcillion nëse kjo është dëshira e Zotit. Nëse jo, atëherë le ta merr me vete te shtëpia e tij në qiell”, ka shtuar gruaja, e cila tregoi se brenda gjashtë muajve burri i saj u shërua dhe filloi punës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...