Vetëvendosje: Pushtetarët kriminelë do përpiqen ta pastrojnë imazhin përmes Nënës Terezës

3 Shtator 2016 - 14:25      

Lëvizja Vetëvendosje i uron besimtarët katolikë, e njëherazi edhe shqiptarët, për shenjtërimin e Nënës Terezë, Gonxhe Bojaxhiut.

“Si murgeshë, me shërbimin e dedikimin e saj religjioz, ajo sigurisht që është një simbol i katolicizmit botëror e i atij shqiptar. Por si njeri i përkorë, si një grua që jetën e saj ia dedikoi të varfërve e fatkeqëve, vepra e mesazhi i saj tashmë i ka kaluar kufijtë e një religjioni, duke bërë jehonë në një pjesë të madhe të njerëzimit”, thuhet në letrën e LVV-së.

Sigurisht, procesi i shenjtërimit e kthen Nënën Terezë në një simbol të njohur botërisht, të cilin mund edhe ta keqpërdorë dikush, thotë Vetëvendosje.
“Jo të paktë janë ata pushtetarë të stërpasuruar në mënyrë kriminale që gjatë këtyre ditëve do të përpiqen ta pastrojnë imazhin e vet përmes përvetësimit të simbolit të Nënës Terezë. Por kjo nuk duhet të na ndalojë ta respektojmë personalitetin e saj, dhe t'i kushtojmë rëndësinë e duhur mesazhit të jetës e veprës së saj”, thuhet në letrën e Vetëvendosjes.

“Në një kulturë dominante të tregut e të konsumit, ku pasuria e padrejtësia shfaqet arrogante, jemi krenarë që nga mesi i shqiptarëve doli një personalitet i përmasave universale, që jep një mesazh të tillë solidariteti e sakrifice në të mirë të të varfërve, të pastrehëve, të papunëve e të atyre që janë të diskriminuar. I bashkangjitemi respektit e gëzimit për ceremoninë e shenjtërimit të saj”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...