Protesta kundër Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së bashkon pozitë e opozitë [video]

3 Shtator 2016 - 12:13      

Deputetë të PDK-së e të LDK-së, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë janë bashkuar në protestën që ka nisur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të kundërshtuar emërimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.

“Serbina nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës” është panoja kryesore që po mbajnë në duar protestuesit, derisa aty janë parë edhe thirrje të tjera si: “Nëna e të zhdukurve të Kosovës kundërshtojmë nominimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së”.

Është kujtuar gjithashtu se në Kosovë janë vrarë 11,840 persona, vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur 1.666 dhe janë dhunuar mbi 20 mijë gra e vajza të reja, raporton Koha.net.

Organizatorët kanë thënë se nuk mundet të jetë në krye të organizatës që promovon paqen, një person i cili është i mbushur me urrejtje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...