Grabovci angazhohej edhe për t’ia hequr qafe tatimortë profës

3 Shtator 2016 - 11:06      

Në serinë e fundit të përgjimeve që Gazeta Insjaderi ka vendosur të publikojë dëgjohet biseda mes Adem Grabovcit dhe një profesori, që i ankohet atij për ardhjen e tatimorëve.

Profa, i paidentifikuar, ia kujton Grabovcit se i kishte thënë që ta lajmërojë kur t’i shkojnë ata. Grabovci i premton se brenda 10 minutash do t’ia heq nga zyra ata.

Në këtë seri të përgjimeve është edhe një bisedë që Grabovci e bën me bashkëpartiakun Latif Gashi.

Gashit, Grabovci i thotë se: “Historinë e shkruaj unë”.

Për më shumë se një muaj, Insajderi thotë të ketë publikuar mbi 200 biseda telefonike që lidhen me detyrën zyrtare, pjesë e një fondi prej më shumë se 1200 bisedash. Gazeta thotë se ka përzgjedhur vetëm ato biseda që dëshmojnë shpërdorimin e detyrës, ushtrimin e ndikimit, e veprime tjera të paligjshme.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...