Engel: Problemet në Kosovë duhen zgjidhur në mënyrë demokratike, jo me gaz lotsjellës

2 Shtator 2016 - 23:52      

Kongresmeni amerikan Eliot Engel deklaroi në Tiranë se ishte optimist për rrugën që mori reforma në sistemin e drejtësisë. Engel u takua me politikanët kryesorë, me të cilët diskutoi për këtë reformë, për luftën ndaj korrupsionit dhe marihuanës.

Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Engel komentoi edhe zhvillimet në Kosovë, ku tha se çështjet nuk mund të zgjidhen me gaz lotsjellës në parlament. Me zotin Engel bisedoi korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agolli.

Zëri i Amerikës: Një pyetje për ngjarjet në Kosovë. Qeveria dhe opozita atje debatojnë ashpër për shumë tema. Së fundi po disktuojnë me tone të larta për kufirin me Malin e Zi. Cili është komenti juaj për atë marrëveshje dhe për situatën politike në Kosovë?

Eliot Engel: Bisedimet atje janë shumë kontradiktore. Disa njerëz nuk bien dakord me atë marrëveshje dhe mendojnë se ajo ka nevojë të përmirësohet. Qeveria vendosi të bëjë një hap prapa dhe të shohë se si mund të ndryshojë ajo çështje. Sido që të vendoset, u takon njerëzve në Kosovë të marrin një vendim. Por mendoj se Kosova duhet të marrë vendimet në demokraci, në një proces demokratik. Ato akte dhune që kemi parë në parlament, me bomba dhe gaz lotsjellës, janë gjëra të tmerrshme, sepse e dëmtojnë demokracinë në Prishtinë.

Njerëzit kanë dallime në demokraci, megjithatë ata duhet t'i binden rregullit, demokracisë dhe ligjit. Ne duam të bëhen investime në Kosovë, ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO-s, po ashtu si edhe Shqipëria.

Por kur njerëzit nuk e ndjejnë që atje mbizotëron ligji dhe rregulli, kjo i vështirëson përpjekjet.

Problemet në Kosovë duhen zgjidhur në mënyrë demokratike, me një proces politik dhe jo me gaz lotsjellës në parlament.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...