2 Shtator 2016 - 23:25
Sipas medieve serbe, ata folën për situatën e përgjithshme politike, proceset e rëndësishme që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi, zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe mbi kushtet e jetës së serbëve në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Kemi rënë dakord që të angazhohemi bashkërisht që të punojmë për të ndryshuar jetët e njerëzve për të mirë, do të bëjmë hapa të vegjël, por të qëndrueshëm. Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë vetëm është informuar për problemet me të cilat përballet sot komuniteti serb, dhe ka thënë se planet dhe projektet tona do t’i përkrahë”, ka thënë Stojanoviq pas takimit me Apostolovan.
Kurse, Natalia Apostolova vuri theks të veçantë në te drejtat e njeriut, sikur të drejtat e pakicave dhe përfshirjes së tyre në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
“Në këtë drejtim, veçanërisht e rëndësishme është për të vazhduar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, me BE-në të angazhuar në të dy anët, si dhe komunikimi mes qytetarëve në lidhje me përfitimet e dialogut si për kosovarët, ashtu edhe për serbët në Kosovë”, ka thënë ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...