Kardiologjia në paralizë, stentave u skadon afati

3 Shtator 2016 - 07:53      

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës qe gati dy muaj nuk ka vendosur stenta.

Kjo ndodh pasi që aparati i koronografisë është i prishur, shkruan sot Koha Ditore.

Planifikimi i materialit shpenzues shumë më tepër sesa nevojat reale ka bërë që vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti rreth 100 stenta e material tjetër të përfundojnë në bërllok.

Gazeta është njoftuar se për këtë periudhë në Klinikën e Kardiologjisë i ka skaduar afati materialit shpenzues që kushton 89 mijë euro. Ndërsa mijëra euro të tjera ky institucion mund t’i humbë gjatë këtij muaji dhe në muajt e tjerë të mbetur të vitit 2016.

Një dokument të cilin e ka siguruar gazeta tregon të dhënat për numër të madh të produkteve që afati do t’u skadojë që prej këtij muaji. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...