Vota për demarkacionin në pako me koncesionet ndaj serbëve

3 Shtator 2016 - 07:36      

Vota pro për Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi nga e enjtja do të thotë edhe votë për koncesione në raport me Listën Serbe. Kjo pritet ta ulë mbështetjen në Kuvend për demarkacionin.

Një ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa ka përdorur autoritetin për ta mbajtur në jetë versionin aktual të Marrëveshjes së kufirit me fqinjin perëndimor, që pretendohet se Kosovës ia humb rreth 8 mijë hektarë, shkruan sot Koha Ditore.

Ai e ka tërhequr nga Kuvendi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes, pikërisht në kohën kur ligjvënësit ishin bërë gati të debatonin për të dhe pastaj të votonin.

Mustafa ka arsyetuar tërheqjen me mungesën e deputetëve të Listës Serbe në seancë, pa të cilët nuk mund të shpresonte se dokumenti do të siguronte votat e mjaftueshme për ratifikim.

Opinionisti Imer Mushkolaj ka shtruar nevojën që kreu i Qeverisë t'i bëjë publike kushtëzimet e Listës Serbe – nëse ka pasur të tilla, në mënyrë që qytetarët ta dinë se çfarë po kërkon ky subjekt politik.

Nait Hasani është nga ata deputetë të partisë kryesore në pushtet, PDK-së, që janë kundër demarkacionit. Ai ka theksuar se në seancën e djeshme politikisht Qeveria ka dështuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...