2 Shtator 2016 - 22:21
Gjasat për Kosovën, sipas dtt-net, janë shumë të vogla, pasi shumica e shteteve anëtare të BE-së nuk janë duke shfaqur interes për të liruar qytetarët e Kosovës nga vizat.
“Shumica e vendeve anëtare të BE-së ‘nuk po tregojnë interes që të heqin vizat së shpejti për Kosovën’”, thuhet nga ky burim i kësaj medie, transmeton Koha.net.
Më tej thuhet se vizat do të vonohen për shkak të nivelit të lartë në korrupsion e krim të organizuar dhe mosratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Nga këto tri vende, sipas medieve ukrainase, me gjasa më të mira dhe konkrete për liberalizim është Ukraina, kurse Kosova dhe Gjeorgjia duhet të presin ende.
E Ukraina, e cila nesër do të përcjell ekipin përfaqësues të saj në Kosovë për t’u ndeshur me djelmoshat kosovarë, pritet të marrë ngjyrën e gjelbër në muajin e ardhshëm, tetor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...