Muhaxhiri: Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme

2 Shtator 2016 - 22:03      

Për analistin politik, Artan Muhaxhiri, Kosova prej muajsh ndodhet në krizë politike. Ai konsideron se dallimet e thella politike mes partive politike për muaj të tërë e kanë futur Kosovën në një krizë dhe dallimet e mëdha ndërmjet pushtetit dhe opozitës e kanë bllokuar vendin.

"Këto çarje, këto kriza dhe këto dallime të jashtëzakonshme ndërmjet pozitës dhe opozitës e pamundësojnë funksionimin normal të spektrit politik kosovar dhe e pamundësojnë zhvillimin e punës normale në Kuvendin e Kosovës", tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri thotë se asnjëra palë nuk ka vullnet dhe energji për të përmirësuar situatën dhe si rrjedhojë, thotë ai, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme.

“Prandaj gradualisht është duke u bërë e qartë se njëra ndër zgjidhjet më optimale do të ishte caktimi i zgjedhjeve të reja dhe ridefinimi i skenës politike”, tha Muhaxhiri, për REL.

Koalicioni qeverisës në Kosovë PDK- LDK po përballet me një nga vendimet më sfiduese që nga themelimi, e që ndërlidhet me ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, por edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumice serbe në Kosovë.

Të dy këto procese kundërshtohen nga partitë politike opozitare, që thonë se e shndërrojnë Kosovën në një shtet jofunksional.

Koalicioni i qeverisës në Kosovë, PDK-LDK, u krijua në fund të vitit 2014, pas një krize pothuaj gjashtë mujore, që krijoi edhe mosdurimin politik në vend. Koalicioni u përball me protestat e opozitës që prej fillimit të punës së tij dhe së fundi u detyrua të tërheqë projektligjin nga Kuvendi me arsyetimin e “mungesës së kushteve” për ta votuar atë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...