VV: E ardhmja e Mustafës është prapa grilave, bashkë me miqtë nga klani Pronto

2 Shtator 2016 - 21:50      

Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur përmes një komunikate për media Lidhjes Demokratike të Kosovës, që e quajti subjekt që përbën rrezik evident për qytetarët e Kosovës.

“E tunduar nga nostalgjia për regjimin komunist jugosllav, partia e udhëhequr nga shërbyesi i atij regjimi që e do kultivimin e tij edhe në Kosovën e sotme, e paska quajtur Vetëvendosjen kriminale e neokomuniste. LDK e Isa Mustafës, e cila më shumë po kontrollohet nga ai që Mustafa e quante kriminel, Kadri Veseli, duhet ta ketë të qartë se frika e tyre nga Vetëvendosje vjen si pasojë e luftimit të pakompromis të krimit nga ana jonë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes, “partia e kryetarit me 70 dosje, me veprimtarinë kriminale dhe tradhtinë ndaj elektoratit duke u shndërruar në vegël të SHIK-ut është në panikun e rënies drastike në përkrahje nga populli, gjë që më pas i çon në lëshim të kumtesave histerike, të çoroditura e të mërzitshme”.

“Sikur viteve të 80-ta, edhe sot po montohen raste ndaj atyre që e duan Kosovën të lirë dhe pa krim e korrupsion. Kjo ngase kemi një kryeministër që ka nostalgji aq të madhe për atë kohë kur ishte në pushtet, sa që do që të na kthejë në atë kohë. Në vend se të merret me inskenimet e shpifjet e Policisë, LDK duhet të merret me kriminelët e shumtë brenda saj, që degraduan Prishtinën e që po ndjekin traditë të njëjtë në qeverisjen qendrore. Por, siç duket kjo parti ka gjetur rehatinë në djepin e krimit, pranë Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Për Vetëvendosjen Isa Mustafa është injorant, servil, kriminel e antikombëtar, dhe e ardhmja e tij patjetër që do të përfundojë prapa grilave, bashkë me miqtë nga klani Pronto.
“Dhe vetëm atëherë hapen dyert për drejtësi, rend e ligj, dhe funksionim të Republikës. Fundi i tij dhe i mendësisë së tij është më afër se kurrë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...