2 Shtator 2016 - 21:42
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Zenun Pajaziti, tha për Radion Evropa e Lirë se vendi aktualisht nuk është në krizë politike.
“Kosova ka institucione stabile. Po funksionojnë të gjitha. Nuk kemi ndonjë pengesë që do të mund ta çonte ose konsideronte vendin se po shkon kah kriza. Po punojmë që agjenda shtetërore e vendit të shkojë përpara. Jemi një koalicion i cili i duhet vendi për të punuar më shumë në proceset integruese në Evropë”, tha Pajaziti duke shtuar se PDK-ja është duke i dhënë mbështetje kryeministri Mustafa për t'i shtyrë përpara proceset e rëndësishme.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri konsideron se aktualisht nuk ka krizë politike. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë dhe do të vazhdojë të qeverisë vendin.
“Nuk ka krizë politike të përmasave të tilla që mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Thënë edhe me shkurt nuk mendojmë se ka krizë politike”, tha Beqiri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...