2 Shtator 2016 - 21:03
Këto deklarata kanë ngritur reagimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Përmes një reagimi në Facebook, Selimi thotë se Malisheva është shndërruar në një poligon të shfryrjes së ligësive të krerëve të shtetit.
Selimi thotë se Malisheva është një vend i luftës që pagoi shtrenjtë për lirinë e Kosovës, dhe se nuk është as vend i zagarëve e as i rriqrave.
“A thu çka kanë Hashimi e Isa me Malishevën? Nuk është Malisheva poligon i shfryrjes së ligësive të tyre! Malisheva nuk është vend as i ‘zagarëve’ e as i ‘rriqrave’ siç thonë ata, por vend i luftëtarëve dhe vend që e pagoi shtrenjtë Lirinë me të cilën po abuzojnë këta pushtetarë”, ka shkruar Selimi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...