2 Shtator 2016 - 20:57
Meta theksoi se vizita në Shqipëri është tregues i vëmendjes që Partia Komuniste dhe autoritetet e Kinës i kushtojnë Shqipërisë, dhe veçanërisht zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton Koha.net.
Në këtë kuadër, Meta shprehu vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Komuniste të Kinës përmes shkëmbimit të eksperiencave reciproke në interes të zgjerimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve e popujve tanë.
Sekretari i Parë i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv. Sekretari i Komitetit Qendror për Inspektim Disiplinor të PKK, Zhao Hongzhu, shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Shqipëri dhe nënvizoi se Partia Komuniste e Kinës i sheh marrëdhëniet mes dy vendeve tona me prioritet të lartë, gjë që reflektohet edhe në shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve.
Në këtë drejtim, PKK është e gatshme të thellojë më tej marrëdhëniet ndërpartiake me LSI-në.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...