2 Shtator 2016 - 19:25
Drejtues të klinikës së kardiologjisë thonë se kjo njësi e kardiologjisë është paralizuar, derisa thonë se dëmet janë të mëdha edhe në humbjet, për shkak të skadimit të afatit të materialit.
Sejdiu thotë të kenë insistuar që të bëhet zgjidhje për këtë problem. Zyrtarët e shërbimit spitalor nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi zyra e prokurimit është në fazën përfundimtare të një procedure negociuese.
“QKUK-ja është duke përfunduar një procedurë negociuese përmes së cilës do të vijnë disa ekspertë, të cilët do të bëjnë vlerësimin e aparaturës nëse mund të rregullohet. Kjo marrëveshje parasheh të mbulojë shpenzimet e ekspertëve për sa kohë ata do të qëndrojnë në Kosovë, e cila mund të kushtojë deri në 10 mijë euro. Por kjo nuk nënkupton se mund të ketë përfundime pozitive për riparimin e aparaturës”, thonë zyrtarë të zyrës së prokurimit.
Por Ministria e Shëndetësisë, e cila po vazhdon të paguajë mijëra euro në muaj për pacientët të cilët marrin shërbime jashtë institucioneve publike, premton se zgjidhjen e bëjnë vetëm me sjelljen e aparaturës së re.
Pavarësisht se deklaroi se janë 45 ditë, brenda të cilave operatori duhet të sjellë aparaturën ministri Imet Rrahmani thotë se kjo periudhë edhe mund të shtyhet për shkak të investimeve në hapësira.
I pari i shëndetësisë nuk ka garantuar se edhe pas implementimit të kësaj marrëveshjeje mund të funksionalizohet shërbimi i kardiologjisë 24 orë. Fajin e hedh te mosratifikimi i marrëveshjes në kuvend në herën e parë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...