2 Shtator 2016 - 19:19
Por, lobimi i madh i shoqatave të biznesit dhe numri i ulët i interesimit për shlyerjen e borxheve, ia ndryshuan mendjen.
Ministri i financave, Avdullah Hoti, vendosi që të shtyjë edhe për 6 muaj të tjerë afatin e ligjit për faljen e borxheve, ngase deri tash nga 700 milionë, janë mbledhur vetëm 50 milionë euro borxhe.
Sipas Hotit, komuna e Gjilanit ka mbledhur më së shumti borxhe dhe disa ndërmarrje publike, emrat e të cilave nuk i ka përmendur.
Ndërsa nuk ka mundur të tregojë se sa ka qenë interesimi i serbëve për të shlyer borxhet.
Vendimi u mirëprit nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.
Mënyra e shlyerjes së borxheve vazhdon të përjetohet rëndë nga qytetarët, ngase janë tradhtuar ata që i kanë paguar me rregull obligimet.
Ligji aktual pushon së funksionuari nga kjo e premte, ndërsa ndryshimi i tij do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë dhe më pas, votohet në seancën e parë të sesionit vjeshtor në Kuvend.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...